×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestohen dy gazetarë në Turqi, presidenti Erdogan do të burgosë edhe burimet e tyre

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Presidenti Erdogan vijon të godasë median në Turqi. Madje dhe më shumë se zakonisht me arrestimin e dy gazetarëve të tjerë turq, të cilët nuk akuzohen për lidhje me terrorizmin por për spiunazh. Në më pak se një muaj janë 12 gazetarët e arrestuar në vend. Por tashmë së bashku me ata  arrestohen dhe burimet e tyre: në këtë rast zyrtarët të cilët flasin me gazetarët, shkruan USNews.

    Muyesser Yildiz është një gazetare e njohur në Turqi pasi është e specializuar në ndjekjen forcave të armatosura, argument shumë i përfolur në opinion publik, duke pasur parasysh rëndësinë që kanë ushtarët në Republikën e Turqisë, duke bërë të mirin dhe të keqin në të paktën 100 vitet e fundit, përfshirë dhe grushtin e shtetit, që nga themelimi në 1923-shin.

    Departamenti anti-terrorizëm në Ankara e ka arrestuar pasi ka publikuar sekrete politike dhe ushtarake që kanë të bëjnë me ndërhyrjen e ushtrisë në Libi, ku ushtarët turq po ndryshojnë rrjedhën e luftës duke mbështetur kryeministrin Serraj, raporton abcnews.al

    Media për të cilën punon është OdaTV, që i përket së majtës anti qeveritare. Jëlldiz akuzohet se ka folur në telefon me një anëtar të forcave të armatosura turke, dhe ai i arrestuar, për planet ushtarake në Tripoli. Dhe në muajin mars të këtij viti dy gazetarë të tjetë të kësaj media u arrestuan dhe rrezikojnë deri në 9 vjet burg pasi shkruan një artikull për funeralin e një agjenti të shërbimeve sekrete i cili kishte mbetur i vrarë në Libi. Në vitin 2011 gazetarja qëndroi në burg për më shumë se një vit me akuzën e terrorizmit dhe të publikimit të dokumenteve sekrete të planit ushtarak “Ergenekon” i cili synonte të shkaktonte një grusht shteti.

    Por në kryeqytetin turk është arrestuar dhe Ismail Dukel, korrespondent i Tele1 TV. Dhe ai ka raportuar për mdërhyrjen ushtarake turke në Libi. Vetëm disa ditë më parë al Serraj ndodhej në Ankara për një takim zyrtar me presidentin turk Erdogan, raporton abcnews.al

    Në Turqi klima ndaj medias së pavarur është më e keqe se asnjëherë tjetër. Arrestimi javët e fundit të dhjetëra gazetarëve, shumë prej të cilëve të akuzuar për spiunazh dhe publikim të sekreteve politike dhe ushtarake, ka kthyer dhe njëherë vëmendjen në vendin me numrin më të lartë të gazetarëve në burgje, rreth 150. Drejtori i Tele1 TV, Merdan Janardag, u shpreh se shteti po i jep një ultimatum mediave. Organizata e gazetarëve pa Kufij e rendit Turqinë në vendin e 157 nga 180 për sa i përket lirisë së medias, raporton abcnews.al

    Ditët e fundit në Stamboll ëshët arrestuar sërish Enis Berberogllu, ish komentator e më pas zv/presidemt i partisë republikane, i konsideruar nag qeveria konservatore si  burimi kryesor i skandalit të 2017-ës të publikuar nga drejtori i Kumhuriet, Çan Dundar, për kalimin e armëve turke në Siri duke u mbrojtur nga shërbimi sekret i Ankarasë. Dundar, i cili nuk e rrëfeu asnjëherë emrin e burimit të tij, bëri 100 ditë burg para se të lirohej dhe të arratisej në Gjermani ku ende jeton në ekzil.

    Deputeti Berberogllu qëndroi pothuajse një vit në burg, para se të lirohej. Ai u arrestua sërish një javë më parë, por u la në arrest shtëpie për shkak të masave të marra kundër përhapjes së Covid-19 në burgje. Por dy gazetarë të tjerë kurdë të arrestuar në të njëjtën ditë me të, janë ende në qeli, së bashku me të paktën 100 gazetarë të tjerë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.