×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kontrabanduan migrantë, policia arreston tre persona

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Policia e Kosovës, konkretisht njësia policore për mbikqyrje të pikës kufitare në Vërmicë, me datë 09.06.2020 ka ndaluar tre persona të dyshuar për kryerje të veprës penale “Kontrabandim me migrantë”, transmeton Front Online.

    “Me datë 09.06.2020 rreth orës 02.00 në fshatin Vërmicë, një njësi policore nga stacioni policor për mbikëqyrje të pikës kufitare në Vërmicë, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta për vëzhgim të vijës kufitare, ka vërejtur një grup prej 24 personash me shtetësi siriane duke hyrë ilegalisht nga Republika e Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës. Përveq këtij grupi, Policia e Kosovës ka vërejtur edhe dy automjete në të cilat ishin katër persona që dyshohet se ishin në pritje për kontrabandim të personave të lartëcekur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

    Siç bën të ditur policia, në lokacion policia ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar me ç’ rast u janë konfiskuar telefonat personal të cilët dyshohet se kanë përmbajtje të dëshmive që i implikon të dyshuarit në rast.

    Gjithashtu është bërë sekuestrimi i dy automjeteve me të cilat është tentuar që të kryhet kontrabandimi me migrantë.

    Në konsultim me prokurorin kompetent, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i katërt është në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që gjendet në arrati. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.