×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ish-ambasadori amerikan në Beograd pesimist për arritjen e një marrëveshje Kosovë -Serbi

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Ish – ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomery, thotë se ai është pesimist kur bëhet fjalë për arritjen e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Ai beson se është në dyshim nëse forcat ndërkombëtare dhe dallimet e brendshme kosovare-shqiptare do ta bëjnë të mundur këtë.

    Sipas ish-diplomatit amerikan në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është personi i vetëm në rajon që ka forcën dhe dëshirën për të arritur një zgjidhje të mirë për këtë problem.

    “Presidenti juaj është një lider i fortë, i cili e kupton shumë mirë politikën ndërkombëtare dhe ai është personi i vetëm në rajon që ka forcën dhe dëshirën për të arritur një zgjidhje të mirë për këtë problem.” Çështja është nëse forcat ndërkombëtare dhe ndarjet e brendshme kosovare-shqiptare do të lejojnë ndonjë marrëveshje. “Unë jam pesimist,” i tha Montgomery Tanjugut.

    Ai gjithashtu shtoi se ka shumë respekt për të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, të cilin siç tha ai e ka njohur më shumë se 20 vjet.

    “Nëse ndonjë i dërguar ka një shans të arrijë një marrëveshje, ai është”. tha Montgomery, transmeton Klan Kosova.

    I pyetur se si e sheh rolin e Shteteve të Bashkuara në procesin e arritjes së një zgjidhjeje përfundimtare dhe nëse Shtëpia e Bardhë do të bashkëpunojë me Brukselin, dhe nëse mund të priten disa nisma të pavarura nga Shtëpia e Bardhë, Montgomery tha:

    “Falë Zotit, administrata e tanishme amerikane do të pranojë marrëveshjen që Lajçak do të arrijë,” tha ai, duke përmendur se duhet të kihet parasysh se komuniteti i politikës së jashtme amerikane mbështet fuqishëm shqiptarët e Kosovës dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar çfarë do lloj marrëveshje, transmeton Klan Kosova.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.