×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Bizneset në krizë, nuk i marrin parat e premtuara nga shteti (Video)

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Tash e një javë punës ia kanë filluar normalisht.  Por, bizneset nuk e kanë marrë akoma vetën mirë.

    Kjo për shkak të pasojave që ka lënë tek ta, pauza dy mujorshe e aktivitetit të tyre, shkaku i pandemisë me Covid-19.

    Ndërprerja e likuiditeti është vetëm njëra prej këtyre pasojave që liston përfaqësuesi i tyre, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

    “Ndërprerja e aktivitetit ka lënë pasoja sidomos në likuiditetin e këtyre bizneseve. Kemi edhe një grumbull të shpenzimeve fikse që janë mbledhur gjatë atyre muajve që nuk ndryshojnë pavarësisht që ka pasur pandemi dhe kemi një mungesë të qarkullimit ose nëse krahasohet me periudhat e tjera të vitit të kaluar apo në raport para se me fillu pandemia. Të gjitha këto e bëjnë më të vështirë funksionimin e bizneseve në këtë kohë”, theksoi ai për Front Online.

    Sikur të mos mjaftonin këto, afaristët, kanë edhe një hall tjetër.

    Disa prej tyre s`janë ndihmuar akoma nga pakoja emergjente e hartuar nga Qeveria Kurti, por premtimin se implementimi i pagesave për muajin mars e prill do të ndodh shpejt diçka i tillë erdhi nga pasardhësi i tij Hoti.

    Pikërisht kjo çështje, Rukiqi, thotë se do të jetë pjesë e diskutimit që do të zhvillojë në ditët e ardhshme me të parin e ekzekutivit.

    Por më shumë se kësaj teme, fokus në këtë diskutim, do t`i kushtohet çështjes tjetër, asaj të  rimëkëmbjes ekonomike.

    “Ka pasur një deklarim brenda Qeverisë që do të ketë një shtim të përpjekjeve për ta kryer këtë pjesën apo që do të jetë një ndër prioritetet, kryerja e pagesave me Pakon Emergjente. Besoj që këto ditë do të komunikojë me Kryeministrin dhe do ta diskutojmë këtë pjesë, por sidomos me rëndësi është kjo pjesa tjetër e rimëkëmbjes, por edhe të mësojmë nga gabimet se si mund të bëhet më mirë sesa që u veprua te pjesa e emergjencës”, deklaroi Rukiqi për Front Online.

    Hoti ka premtuar ndarjen e 1.2 miliardë eurove për rimëkëmbje të ekonomisë.

     

     

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.