×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të dielën mbi 136 mijë raste, OBSH-ja kërkon që shtetet mos të relaksohen

    FrontOnline
    08 Qershor 2020

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar të hënën nga vendet që të vazhdojnë përpjekjet për të ndalur përhapjen e koronavirusit, duke theksuar se pandemia është përkeqësuar në nivel global dhe se nuk ka arritur ende kulmin në Amerikën Qendrore.Më shumë se 136 mijë raste janë raportuar në botë të dielën, që është numri më i lartë brenda një dite deri më tani. Kështu ka thënë drejtori gjeneral i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton Reuters.“Më shumë se gjashtë muaj në pandemi, nuk është koha për asnjë vend që të heq këmbën nga pedali”, ka thënë i pari i OBSH-së.

    Në përgjigje të një pyetje për Kinën, eksperti kryesor i OBSH-së për emergjenca, Mike Ryan, ka thënë se studimet retrospektive për atë se si është trajtuar shpërthimi, mund të presin.“Ne duhet të përqendrohemi tani në atë që po bëjmë sot për të parandaluar shpërthimin e dytë”, ka shtuar ai.
    Ryan po ashtu ka thënë se infeksioni në Amerikën Qendrore, duke përfshirë Guatemalën, është duke u rritur dhe se bëhet fjalë për epidemi komplekse.

    “Mendoj se është koha për brengosje të madhe”, ka thënë Ryan, duke bërë thirrje për udhëheqje të fuqishme dhe ndihmë ndërkombëtare për regjionin.Brazili aktualisht është prej vendeve më të goditura , me numrin e dytë më të madh të rasteve të konfirmuara. Më shumë raste ka vetëm SHBA-ja.Më shumë se shtatë milionë njerëz janë raportuar të infektuar nga COVID-19 dhe mbi 400 mijë njerëz kanë vdekur deri më tani në botë.“Kjo është larg prej fundit”, ka thënë Maria van Kerkhove, epidemiologe e OBSH-së.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.