×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zelanda e Re “çlirohet” nga coronavirusi, do t’i largojë të gjitha kufizimet

    FrontOnline
    08 Qershor 2020

    Zelanda e Re do t’i largojë të gjitha masat kufizuese për koronavirusin pasi raportoi se nuk ka më asnjë rast aktiv në mbarë vendin.

    Shteti i largët do të futet në nivelin një të sistemit të alarmit nga mesnata. Kjo nënkupton që distancimi social nuk do të kërkohet më nga qytetarët dhe nuk do të ketë kufizime për tubimet e njerëzve. Megjithatë, kufijtë do të mbesin të mbyllur.

    Zelanda e Re nuk ka raportuar asnjë rast të ri të koronavirusit për më shumë se dy javë, shkruan “BBC”.

    Kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern, u tha gazetarëve se ka vallëzuar pak, kur ka marrë vesh se shteti nuk ka më asnjë rast aktiv.

    Zelanda e Re së pari u fut në izolim më 25 mars, duke e vendosur një sistem alarmi me katër shkallë dhe duke u vënë në shkallën më të lartë. Shumica e bizneseve dhe shkollat ishin mbyllur dhe nga njerëzit u kërkua që të qëndrojnë në shtëpi.

    Sipas rregullave të reja, të gjitha shkollat dhe vendet e punës do të rihapen. Do të mund të mbahen martesat, funeralet dhe do të funksionojë transporti publik.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.