×
  • Lajme
  • Lajme

    Naser Ramadani: Do ti mbyllim çerdhet, do të kthehemi me masa që nuk i keni parë deri sot

    FrontOnline
    08 Qershor 2020

    Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së në mënyrë që të ruajnë shëndetin e njëri-tjetrit dhe të mos detyrohen të ndërmarrin masa tejet rigoroze që nuk janë parë deri tani.

    Ramadani tha se statistikat aktuale ku pati rritje të rasteve me coronavirus janë në kuadër të projeksioneve të plota të IKSHPK-së, që sipas tij, ka paralajmëruar se nëse me lehtësimin e masave dhe hapjen e ekonomisë nuk respektohet rekomandimet atëherë do të ketë rritje të numrit të të infektuarve.

    Ai tha se rritja e numrit të rasteve është për shkak të festës së Bajramit, hapjes së plotë të ekonomisë e mos respektimit të masave parandaluese, dalja e qytetarëve në kafene, ndërsa theksoi se gastronomia nuk po i përmbahet rekomandimeve për të cilat ka premtuar se do t’i respektojë.

    “Kryetari i Prishtinës me vend ka mbyllur tri çerdhet…”, tha Ramadani, duke shtuar se do të mbyllen të gjitha nuk i përmbahen rekomandimeve.

    Ai paralajmëroi se nëse brenda katër-pesë dite nuk ka përmirësim të situatës dhe nuk fillohet të respektohen rekomandimet atëherë IKSHPK-ja do të detyrohet të merr masa tehet rigoroze, që nuk janë parë deri më tani.

    “Vendosini maskat, mbajeni higjienën dhe distancën dhe nëse respektohen këto atëherë nuk dot ketë valë tjera të infektimit me coronavirus…”, tha drejtori i IKSHPK-së.

    Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë testuar gjithsej 296 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 40 raste.

    Sipas institutit, nga 08 shkurt deri më 07 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.234 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.