
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas rritjeve të numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë tha se strategjia e Qeverisë ilegale për t’u nxituar dhe për të hapur gjithçka dhe hequr çdo kufizim, përbën rrezik të madh dhe përmbysë secilën arritje të deritashme.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se rritja e numrit të rasteve pozitive përbën shqetësim serioz dhe në anën tjetër kërkon kujdes maksimal nga të gjithë.
“Veprimi më i lehtë është ‘hapi të gjitha, largoje çdo kufizim’. Bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve prandaj duhet kujdes dhe veprime e vendime të matura!”, ka shkruar Haxhiu.
Sot në Kosovë u shënuan 40 raste të reja me koronavirus