×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kërkohen reforma në polici gjersa SHBA-ja hyn në ditën e 11 të protestave

    FrontOnline
    06 Qershor 2020

    Politikanë të shquar demokratë të premten në SHBA përkrahën kauzën e protestuesve të mllefosur për shkak të vrasjes së një afro-amerikani gjersa po burgosej në Minneapolis, duke i përvetësuar sloganet e tyre dhe duke lajmëruar reforma gjersa tensionet mbeten të larta nëpër qytetet e SHBA-së, raporton Reuters.

    Majorja e shtetit të Washingtonit e cila kritikoi presidentin e SHBA-se Donald Trump për shkak përgjigjes së tij të vrazhdë ndaj tubimeve dhe marsheve në kryeqytet, vendosi sloganin “Jetët e zezakëve vlejnë” të ngjyrosur me shkronja të mëdha dhe të verdha në një rrugë që qon te Shtëpia e Bardhë.

    Në Minneapolis, ku 46 vjeçi George Floyd vdiq më 25 maj gjersa një polic e shtriu për toke dhe e ngufati duke mbajtur gjurin në fytin e tij për afro nëntë minuta, udhëheqësit demokratë të qyteteve votuan për përfundimin e vendosjes së gjurit dhe kapjen për fyti, edhe pse kjo urdhëresë duhet të aprovohet nga gjykatësi.

    Autopsitë e ndara nga ekzaminuesit e ndryshëm dhe një ekip i pavarur i angazhuar nga familja e Floydit gjetën se viktima kishte vdekur nga ngufatja, transmeton KOHA.

    Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, demokrat, tha se agjencia shtetërore e cila trajnon policinë nuk do të lejohet që t’ua mëson policëve teknikën e përmbajtjes, që përndryshe quhet “mbajtja në gjumë” gjatë se cilës shtypet arteria karotide në qafë.

    Dhe në New York, guvernatori Andrew Cuomo tha se shteti i tij do të udhëheqë rrugën në aprovimin e reformave “Thuaje emrin e tyre”, përfshirë publikimin e të dhënave disiplinore të policisë dhe ndalimin e përmbajtjeve për fyti.

    “Vrasja e Floydit ishte pika thyese”, tha Cuomo, gjithashtu demokrat. “Njerëzit po thonë mjaft më, duhet të ndryshojmë”.

    Për shkak e akuzave përgjatë tërë shtetit se policia është duke përdorur dhunë gjatë 11 ditëve të protestave, një gjykatës federal në Denver ndaloi policinë e këtij qyteti që të përdorin gaz lotsjellës, plumba gome dhe pajisje tjera “jo aq vdekjeprurëse” si granata shokuese. Kjo ndalesë u bë si rezultat i një padie të bërë nga protestuesit.

    Komisionari i Ligës kombëtare të Futbollit Amerikan (NFL) Roger Goodell, ka thënë se NFL kishte bërë gabim dhe nuk i kishte vënë veshin lojtarëve, por se tani “do t’i inkurajon që të flasin lirshëm dhe të protestojnë paqësisht”.

    NFL-ja, qe shquhet si liga më e famshme profesionale e Amerikës, ka qenë në qendër të debatit për shkak protestimit të lojtarëve që po gjunjëzoheshin gjatë himnit kombëtar para fillimit të lojërave, një praktikë që u popullarizua nga lojtari Colin Kaepernick, i cili është afro amerikan dhe i cili në këtë mënyrë filloi të tregonte revoltin e tij ndaj padrejtësisë dhe dhunës policore.

    Trumpi, i cili i quajti lojtarët e gjunjëzuar si “bij bushtre” në vitin 2017, kritikoj veprimet e tyre edhe këtë të premte.

    Aktivistët e “Jetët Zezake Vlejnë” gjithashtu kanë bërë thirrje që të zvogëlohen fondet e policisë. Majori i Los Angelos këtë javë tha se do të zvogëlonte buxhetin e policisë së Los Angelosit për 150 milionë dollarë.

    Në New York, pas publikimit të një xhirimi ku dy zyrtarë policorë u panë duke e përplasur një 75 vjeçar për toke, u pezulluan dhe u vunë nën hetim.

    Protestat për shkak vdekjes së Floydit kanë shkundur qytetet si Atlanta, Denver, Detroit dhe shumë komunitete tjera më të vogla.

    Demonstratat kanë shpërthyer gjersa publiku dhe bizneset po mundohen t’i kthehen jetës me vështirësi për shkak të kufizimeve të vëna për ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se protestat mund të ndezin shumë infektime të reja.

    Të premten, u mbajtën tubime dhe marshime në Atlanta, Los Angeles, Minneapolis, Miami, New York dhe Denver, si dhe vende tjera. Protestuesit u mblodhën edhe gjersa po binte shi para Shtëpisë së Bardhë. Protestat gjatë natës ishin kryesisht paqësore.

    Në Washington, qyteti instaloi një shenjë në rrugë për “Sheshin Jetët Zezake Vlejnë” në një kryqëzim afër Shtëpisë së Bardhë.

    Kur ra nata, majorja e këtij shteti Bowser projektoi sloganin “Black Lives Matter” nëpër ndërtesat afër sheshit me emër të ri, dhe tha në Twitter se kjo ishte një “fener nate” që Trump ta shihte edhe në ëndërr.

    Trumpi, i cili ka shumë mosmarrëveshje me majoren e cila është demokrate, kishte shkruar në Twitter “Majorja jo kompetente e Washingtonit, buxheti i së cilës është totalisht jashtë kontrollit dhe vazhdimisht vjen tek ne për lëmosha, tani po lufton kundër Gardës Kombëtare, vetë gardës e cila e shpëtoi nga turpi i madh”.

    Trumpi i cili po kërkon të rizgjidhet në nëntor, u lavdërua të premten për shkak zvogëlimit të papritur të papunësisë në maj.

    Presidenti tha se Floyd do të ishte gëzuar më ketë lajm. “Shpresoj që George është duke shikuar nga lartë tani, dhe është duke thënë ‘Një gjë shumë e mire po ndodhë në shtetin tonë’”, tha ai.

    Kjo nxiti kritika nga ish zv/presidenti Joe Biden, kandidati demokratik presidencial, i cili theksoi se fjalët e fundit të Floyd ishin “Nuk mund të marr frymë” gjersa polici po gjunjëzohej në fytin e tij.

    “Që presidenti të vënë fjalë tjera në gojën e Geroge Floyd, sinqerisht, është neveritëse”, tha Biden.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.