×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompania e ujësjellësit në Prizren kërkon nga konsumatorët të paguajnë faturat

    FrontOnline
    05 Qershor 2020

    Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kërkon nga të gjithë konsumatorët që t’u përmbahen pagesave të rregullta të faturave mujore për shërbimet e ujësjellësit.

    KRU “Hidroregjioni Jugor” thekson se pagesa e faturave të rregullta mujore do të ndikoj direkt në kualitetin e shërbimeve që do të ofrohen dhe në investime afatgjate.

    Në njoftim thuhet se kompania do të fillojë me aktivitetet e saja në teren, për inkasimin e faturave të pa paguara të ujësjellësit nga konsumatorët:

    Do të dërgoj vërejtje për konsumatorët që kanë borxh mbi 100 euro (vërejtje për përmbarim), nga inspektorati i Kompanisë në të gjitha njësit operative Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash.

    Do të fillojë dërgimi i rasteve në përmbarim i konsumatorëve që nuk iu kanë përmbajtur kontratës për pagesën e borxhit me këste.

    Do të dërgohen në përmbarim konsumatorët të cilët kanë borxh mbi 100 euro, e të cilët nuk kanë nënshkruar kontratë për pagesën e borxhit me këste.

    Do të fillojë edhe ç’kyçjen nga rrjeti ujësjellësit për konsumatorët keqpërdorues të ujit dhe atyre që nuk paguajnë për një kohë të gjatë.

    “Prandaj, për të evituar pasojat e lartcekura, kompania jonë me mirëkuptim kërkon nga ju konsumatorë, që të paguani faturat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në të gjitha arkat e kompanisë, në llogaritë bankare të shënuara në faturë, në zyrat e postës dhe Western Union”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.