
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla thotë se është nder i jashtëzakonshëm për të shërbyer në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesit shtetëror, sovranitetit territorial, rendit kushtetues dhe vlerave të Republikës së Kosovës.
Haradinaj-Stublla përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka premtuar që do të angazhohet pa ndalë në rindërtimin e urave të miqësive të Kosovës me botën, forcimin dhe ruajtjen e lidhjeve të forta e historike me SHBA-të, fuqizimin e partneriteteve strategjike me të gjitha shtetet mike dhe rivendosjen e hallkave të shkëputura në marrëdhëniet e Kosovës me vendet e tjera të botës.
“Do të angazhohemi pa ndalë në rindërtimin e urave të miqësive të Kosovës me botën, forcimin dhe ruajtjen e lidhjeve të forta e historike me SHBA-të,
fuqizimin e partneriteteve strategjike me të gjitha shtetet mike dhe rivendosjen e hallkave të shkëputura në marrëdhëniet e Kosovës me vendet e tjera të botës. Asnjëherë nuk do të pushojmë së ndërtuari aleancën e fortë të Kosovës me bashkëatdhetarët tanë kudo që janë”, ka shkruar ministrja e sapozgjedhur.
Më tej, Haradinaj-Stublla është betuar dhe zotuar se do të punoj me devotshmëri e besnikëri në shërbim të Republikës së Kosovës dhe bashkëqytetarëve të saj.
https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/105846671161401