
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka premtuar se qeverinë e re Hoti, do ta vlerësojë pas 100 ditëve. Këtë e ka thënë në rrjetin social, kushtuar vizitës së kryeministrit Hoti me Kabinetin e ri qeveritar në Prekaz.
Pasi ka vlerësuar vizitën e z. Hoti në Memorialin e Jasharajve, ka theksuar se “gjithsesi, do të jap vlerësimin tim për Qeverinë, pas 100 ditëve të punës së saj”.
Ja postimi i z. Lladrovci në fb:
Me ftesë të kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku kemi pritur dhe shoqëruar kryeministrin, Avdullah Hotin dhe Kabinetin e tij qeveritar, gjatë vizitës në Memorialin e Jasharajve në Prekaz.
Kjo vizitë në Prekaz, është e qëlluar dhe përtej çdo protokolli, sepse, nderon të gjithë dëshmorët dhe martirët e lirisë tonë.
Gjithsesi, do të jap vlerësimin tim për Qeverinë, pas 100 ditëve të punës së saj.