×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Është nder dhe privilegj t’u shërbej qytetarëve, drejtësia do të jetë e pavarur

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Ministri i ri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se është nder dhe privilegj që të jetë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

    Ai në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka thënë se postin e tij ministror do ta ushtrojë i prirë nga ideja e shërbimit ndaj vendit.

    Tutje Selimi ka thënë se do të angazhohet për pavarësinë e gjykatave duke i ruajtur ato nga ndërhyrjet politike.

    Selim Selimi është ministri i parë që vie nga Lugina e Preshevës.

    Postimi i plotë i Selimit:

    Nga sot, do ta ushtroj detyrën e Ministrit të Drejtësisë në Republikën e Kosovës.

    Është nder dhe privilegj që të jem në shërbim të qytetarëve të Kosovës, në një detyrë të lartë shtetërore, në dikasterin më të ndjeshëm, ku lirisë i ipet vula e drejtësisë.

    I vetëdijshëm për sfidat, por me besim në vlerat më sublime të së drejtës dhe me mbështetje të aleatëve strategjikë të Kosovës, në bashkëpunim me stafin civil të Ministrisë, kabinetin tim, si dhe me kujdestarinë e çmuar të shoqërisë civile dhe medias, jam i bindur se do t’ia dal mbanë të zbatoj programin qeverisës, duke ia nënshtruar debatit shterues e konstruktiv shoqëror.

    I prirë nga ideja e shërbimit ndaj vendit, do të punoj ngushtë me të gjithë për interesat jetike të Republikës së Kosovës, duke siguruar pavarësinë e Gjykatave dhe duke i ruajtur ato nga çfarëdo ndërhyrjeje politike.

    Sundimi i rendit dhe ligjit nuk është mburrje politike, por domosdoshmëri e një shoqërie, që e ka jetike rrugën e integrimeve euro-atlantike dhe miqësinë e përhershme me ShBA-në.

    Duke i falënderu të gjithë për besimin, edhe pararendësën time Albulena Haxhiu për korrektësi, do t’i qëndroj besnik motos: Besoji sistemit të pavarur të drejtësisë!

    Na priftë e mbara!

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.