×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Gaxherri, Vetëvendosjes: Mos vajtoni, keni ikë prej përgjegjësisë

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka kërkuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që të lënë vajtimet, siç i ka quajtur ajo, pasi janë larguar vetë.

    “Falë Zotit ju z. Hoti e keni durimin e botës. Këtu dëgjon gjithçka, por jam shumë e sigurt që ti e ke seriozisht që Kosovës t’i japësh siguri të plotë në këtë krizë vërtetë shumë të madhe, qoftë pandemike, ekonomike dhe politike. Megjithatë ne LDK me partnerët dhe në krye me ju jemi shumë të sigurt se do t’i dalim përballë qytetarëve të Kosovës – dhe pa vajtuar”.

    “Kolegë të nderuar, deri dje partner, do t’iu lusja që të lëni broçkullat dhe vajtimet. Keni ik prej përgjegjësisë, askush nuk ju ka heq nga aty. Kosova s’ka kohë me i prit lojërat e juaja. Kush mendon se mund të bëjë çka të dojë hiqet dhe pushon, ata që janë më serioz vazhdojnë”.

    Ajo në seancën e sotme ka propozuar që Qeveria e Kosovës të lidhë kontrata me kompanitë e sigurimit për mbulimin e sigurimit shëndetësor për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

    “Kam dal ta ngris një çështje tejet të ndjeshme dhe të dhimbshme. Le të fillojmë me kategoritë që janë anashkaluar deri tash. Në emër të LDK-së propozoj që urgjentisht të gjenden format ligjore që të gjitha viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të pajisen me kartelat e sigurimit shëndetësor. Qeveria duhet të lidhë kontratë me kompanitë e sigurimit që të kenë pakon e plotë të sigurimit shëndetësor. I ftoj kompanitë e sigurimit shëndetësor në Kosovë që kanë rastin të kenë nderin që të bëhen donatorë të këtyre viktimave, por kontrata duhet të bëhet me Qeverinë – sepse, garant i këtyre viktimave duhet të jetë Qeveria e Kosovës”.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1145343755830391/?eid=ARBKqDtKxcMPcuv8sOODrxm307ZWKxh9kYDpkCh1bl8var8qqckZ8Pi98gGFsLBtSiT1J4PbwwEkr9uZ

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.