×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Obama optimist se Amerika “do të bëhet më e mirë”

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Ish-presidenti Barack Obama tha se ai është optimist se Amerika “do të bëhet më e mirë”, sepse të rinjtë janë të përfshirë në trajtimin e çështjeve që kanë çuar në organizimin e protestave në rrugë.

    Obama mori pjesë në një tubim virtual në internet të organizuar nga organizata My Brother’s Keeper Alliance, që ai themeloi në vitin 2014 për të trajtuar çështjet që prekin të rinjtë afrikano-amerikanë.

    Ish presidenti Obama nuk përmendi askënd me emër, përfshirë Presidentin Donald Trump, të Mërkurën. Por ai tha se ishte koha për të nxjerrë në pah problemet dhe për “t’i vendosur njerëzit në pushtet në një pozitë të pakëndshme”.

    “Ndjehuni me shpresë edhe pse ndiheni të zemëruar … ndryshimi po vjen … llojet epike të ndryshimit … në vendin tonë që do të jenë po aq të rëndësishme sa ato që kam parë në jetën time.”

    Ai tha se dëshironte që ata që ndjehen të shënjestruar nga policia dhe të tjerët për shkak të racës së tyre se jeta dhe ëndrrat e tyre janë të rëndësishme. Obama tha se ata duhet të jenë në gjendje të ecin në rrugë, dyqane, madje edhe të shikojnë me endje zogjt në një park pa u shqetësuar fare.

    Shembulli i fundit i referohej thirrjes së policisë nga një grua e bardhë pasi një afrikano-amerikan i tha asaj që të lidhte qenin në Parkun Qendror të Nju Jorkut.

    Obama vuri në dukje se njerëzit që punojnë në forcat e zbatimit të ligjit kanë një punë të vështirë, dhe se shumë prej tyre janë të zemëruar nga keqtrajtimet e kryera nga disa prej kolegëve të tyre të policisë.

    Ai tha se shumica e policisë janë në detyrë për të mbrojtur njerëzit, për të shërbyer dhe janë një “pjesë thelbësore” e debatit.

    Ish Presidenti Obama tha se ndërsa disa njerëzit po krahasojnë marshimet e protestës së kësaj jave me ato të viteve 1960, “unë kam njohuri të mjaftueshme për atë histori për të thënë: Këtu ka diçka ndryshe”. Obama tha se ata që marshojnë tani janë një përfaqësim shumë më i madh i Amerikës sesa 50 vjet më parë. “Kjo nuk ekzistonte në vitet 1960, një koalicion i gjerë i këtij lloji,” vuri në dukje Obama.

    Ai gjithashtu u tha të rinjve se ndryshimi duhet të vijë përmes votimit dhe mosbindjes civile, jo vetëm protestave në rrugë.

    Një tjetër ish-president gjithashtu foli për trazirat aktuale për herë të parë të mërkurën.

    Jimmy Carter gjithashtu nuk pranoi të thërriste me emër presidentin Trump ose dikë tjetër kur lëshoi një deklaratë në të cilën thoshte se “Ne kemi nevojë për një qeveri aq të mirë sa njerëzit e saj, dhe ne jemi më të mirë se kjo”.

    Zoti Carter tha se ai dhe ish zonja e parë Rosalynn janë “të trishtuar nga padrejtësitë tragjike racore dhe reagimet e pasuara në të gjithë vendin tonë javët e fundit”, por shtoi se dhuna nuk është zgjidhje/VOA.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.