×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari: Ideja për Murat Jasharin kryeministër ishte e mirë, por e vonë

    FrontOnline
    03 Qershor 2020

    Murat Jashari ishte emri më i përfolur gjatë ditë së djeshme si kandidat për kryeministër në Qeverinë e përkohshme.

    Këtë propozim e bënë disa figura kryesisht të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas të cilëve Jashari ishte përfaqësuesi më i denjë për këtë post.

    Kjo ide i ka pëlqyer edhe kushëririt të tij, Bekim Jashari, por që sipas tij është ide e vonë dhe do duhej të konsultoheshin në fillim me Muratin.

    Jashari tha se kjo ide do duhej të vinte vite më parë.

    “Vonë e kam dëgjuar si lajm, mirëpo nuk ka qenë befasi sepse ka pas zëra edhe më herët por që për mu ka qenë e pakuptueshme sepse nuk kishin mbet as edhe 24 orë për tu votuar Qeveria e re në Parlament dhe duke menduar në mendje se pse dhe si dhe çfarë është ka zihet në këtë kohë kaq të shkurtër”, ka thënë ai në Klan Kosova.

    “Si ide nuk është e keqe por që ish dashtë më herët me qene dhe fillimisht me fol me Muratin, unë mbrëmë e kam dëgjuar Liburn Aliun pastaj mora vesh që edhe kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani, mirëpo kushdo cofshin ata mendoj që qëllimi ka qenë i mire mirëpo shumë i vonuar pasi mendoj që të gjitha ato faza dhe përgatitjet kishin kalu”

    Jashari mes tjerash deklaroi se familja Jashari kujtohet vetëm në data historike dhe kur klasa politike mbështetet për muri.

    “Përderisa në moment të fundit propozohet, siç thotë populli vetëm kur ngushtohen kur s’po kem kah me shku më po mbështetemi për muri pastaj Murati ose Bekimi, me një fjalë familja Jashari, nuk iu bie ndërmend fatkeqësisht vetëm në datat historike”.

    Jashari gjithashtu uroi Qeverinë e re.

    “Për keqardhje mendoj se e gjithë bota është duke qeshë me neve, teksa në të gjithë botën të gjithë janë qu pozitë e opozitë me luftu kundër virusit tek ne luftuan njëri-tjetrin dhe harruan Covid-19”.

    “Uroj që kjo zgjedhje e Qeverisë së re të shkojë mirë – këta janë të zgjedhurit e popullit tanë e kam fjalën për deputet dhe këndo që këta dëshirojnë që të udhëheqë vendin duhet të pajtohemi”, deklaroi Jashari.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.