
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku ka thënë se ministrat nga partia e tij nuk i kanë uzurpuar zyret.
Çeku tha se ata do t’i lirojnë zyret dhe se kjo çështje as që është diskutuar.
“Asnjëherë as nuk e kemi diskutuar këtë çështje, zyrat janë asgjë, janë objekte. Ulja në ato karrige nuk të bën ministër, ministër të bëjnë votat, zgjedhjet. Këto të gjitha po shkelen”, ka thënë Çeku në T7.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar sot që ish-kryeministri, Albin Kurti të lirojë zyrën e kryeministrit.
Në një konferencë për media, Thaçi ka thënë se ky barikadim nuk i bën nder as Kurtit e as dikujt tjetër.