×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Kosovës në Hagë ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

    FrontOnline
    03 Qershor 2020

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë rifillon punën në kapacitete normale. Shërbimi konsullor vazhdon ofrimin e shërbimeve vetëm me termine paraprake. Luten të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime konsullore të jenë të pajisur me masa mbrojtëse, duke bartur maska dhe dorëza, si dhe duke respektuar mbajtjen e distancës.

    Sa i përket të interesuarve për udhëtim në Kosovë, më poshtë janë masat e fundit të ndërmarra nga 1 qershori:

    Të gjithë personat që hyjnë në RKS dhe e kanë të kryer testin për Covid19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetë izolim;
    Në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vet-izolim për 7 ditë;
    Kur ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të COVID19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.
    Për të hyrë në RKS, shtetasit e huaj që nuk kanë test të COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (leje qëndrimi dhe kontratë qiraje, si dhe dëshmi të tjera të pranueshme). Kjo bëhet në mënyre që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në RKS.

    Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në RKS për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në RKS.

    Të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër RKS, përjashtohen nga këto rregulla.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.