
Albulena Balaj-Halimaj, nga Nisma Socialdemokrate, është votuar sot në Kuvendin e Kosovës për zëvendëskryeministre në qeverinë “Hoti”, raporton Front Online.
Me lirimin e pozitës së deputetes, vendin e saj pritet ta zë, Arbresha Krasniqi.
E njëjta në Qeverinë e Haradinajt ka qenë zv.ministre e Tregtisë dhe Industrisë. /Front Online
