
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar për media pas votimit të qeverisë “Hoti”, raporton “Front Online”.
Haradinaj ka thënë që nga sot do të fillojë normaliteti në vend.
“Sot Parlamenti votoi qeverinë e re. Mendojnë që me sot fillon rikthimi në normalitet, pra për rimëkëmbjen ekonomike, kujdesi për pandeminë dhe kujdesi për vendin. Kjo qeveri nuk është kundër askujt por është për Kosovën”, ka thënë Haradinaj. /Front Online