
I nominuari për Kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, në prezantimin e ekspozesë së tij në seancën ku pritet të votohet Qeveria e udhëhequr nga ai, duke kritikuar populizmin e Qeverisë Kurti ku ishte zëvendës i postit që po synon tha se Qeveria e re nuk do të ketë asnjë fuqi tjetër përveç asaj që buron nga Kushtetuta.
“Kur kemi pranuar këtë sfidë jo të lehtë, por pa alternativë, jemi nisur për të respektuar demokracinë. Demokracia jonë duhet të avancojë në drejtim të demokracisë perëndimore dhe në asnjë drejtim tjetër. Jemi nisur nga bindja jonë se nevojitet gjithëpërfshirje, jo stigmatizim e përjashtim. Nuk do të ketë qeveri me sfond populist si e kaluara”,tha ai.
Hoti tha se Qeveria e ardhshme do t’i ketë dy prioritete, luftimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë. /FrontOnline/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/3338278739539992/