
As pas 30 minutash vonesë ende nuk ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhet Qeveria “Hoti”. Kjo seancë ka qenë e paraparë të filloj në orën 11:00, raporton
portali “Front Online”.
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka deklaruar se partnerët e koalicionit qeverisës i kanë votat e nevojshme në Kuvend për ta zgjedhur Qeverinë e re.
Qeveria do të formohet nga LDK-ja, me kandidat për kryeministër Avdullah Hotin, AAK-ja, NISMA dhe Lista Serbe. /Front Online/