×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Jep dorëheqjen ministri boshnjak i sigurisë, nuk u lejua të hetonte blerjet abuzive

    FrontOnline
    02 Qershor 2020

    Ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë ka dhënë dorëheqje për disa arsye, sic deklaroi dhe vetë në një konferencë për shtyp në Sarajevë. Së pari, Fahrudin Radončić përmendi situatën me emigrantët. “Unë kërkova një zgjidhje ligjore për krizën e emigrantëve. Ne patëm një situatë ku Shefik Xhaferovic, anëtar i presidencës trepalëshë të Bosnjës, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Bisera Turkoviç, u distancuan nga unë dhe planin tim në lidhje me emigrantët pakistanezë”, tha ai.

    Radonçiç shtoi se zyrtarët e lartë, përfshirë kryediplomaten Turkovic, “nuk e kuptojnë dhe identifikojnë kërcënimin e sigurisë” që paraqesin emigrantët, të cilët shkojnë në Bosnje dhe pastaj përpiqen të kalojnë në Kroaci, e cila është anëtare e Bashkimit Europian.

    Më parë, Radonçic kishte kërkuar nga Shërbimi për të Huajt i Bosnjës, të përgatisë një plan për dëbimin e emigrantëve. Ai tha në një konferencë shtypi në Sarajevë në 23 Prill se “nëse disa vende, siç është Pakistani, refuzojnë bashkëpunimin, do të kërkojë që ambasadori pakistanez të shpallet një person i padëshiruar (non-grata)”. Por Radonçic tha ndërkohë se një nga arsyet e tjera të vendimit për të lënë postin ishte bllokimi që sipas zyrtarit po i bëjnë disa elementë të qeverisë, përpjekjeve të tij, për të hetuar plotësisht një blerje të respiratorëve në vlerë 6 milionë dollarë, që dolën të jenë të papërdorshëm.

    Respiratorët u blenë nga Federata Boshnjake e Bosnje dhe Hercegovinës dhe tani, Radonçiç akuzon palën boshnjake se po bllokon hetimin për të mbrojtur veten e saj. Sipas tij, koalicioni I partive serbe, kroati dhe boshnjake, nuk funksionon ndërsa situatën afatgjatë e konsideron “ jo optimiste”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Të tjera
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.