×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Wuhani nuk gjen raste të reja me COVID-19, 300 pa simptome në testimin masiv

    FrontOnline
    02 Qershor 2020

    Qyteti kinez Wuhan, ku së pari është përhapur koronavirusi i ri, nuk ka zbuluar raste të reja me COVID-19 dhe janë detektuar 300 të infektuar pa simptome, pasi ka testuar shumicën e 11 milionë banorëve, është njoftuar nga zyrtarët e qytetit, transmeton agjencia Reuters.

    Autoritetet kanë filluar një kampanjë ambicioze më 14 maj për të testuar gjithë qytetarët. Ka testuar 9.9 milionë banorë, pasi një numër i rasteve të reja kishte shtuar frikën për një valë të dytë.

    Por, nuk u zbuluan raste të reja me COVID-19, sëmundjen që shkaktohet nga koronavirusi i ri, gjatë kësaj kampanje që ka vazhduar deri më 1 qershor.

    Nga qyteti është njoftuar se 300 personat pa simptome nuk kanë qenë infektues, ku nuk ka pasur gjurmë të virusit në pajisjet e përdorura nga ata, si maskat, brushat e dhëmbëve apo celularët e madje as në butona të ashensorit e as në dorezë të derës.

    Kina nuk i llogaritë mbajtësit pa simptoma të virusit – njerëz që janë të infektuar me virus por nuk shfaqin simptoma të sëmundjes – si raste të konfirmuara.

    Qyteti qendror, kryeqendër e provincës Hubei, ishte izoluar më 23 janar. Izolimi është larguar më 8 prill.

    Ishte qyteti më së rëndi i goditur në Kinë ku janë regjistruar shumica e 4634 vdekjeve të raportuara dhe mbi 83 mijë të infektuarve.

    Kostoja e testimit të gjithë qytetit ka qenë afro 126 milionë dollarë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.