×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjini: Qeveria Kurti po bën propagandë me vendimet për reciprocitet qe i kishte marrë Haradinaj

    FrontOnline
    31 Maj 2020

    Qeveria në detyrë mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e 37-të, ku është plotësuar vendimin për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë, që sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës masat e njëjta kanë qenë të vendosura që në kohën e Qeverisë Haradinaj.

    Nënkryetari i AKK-së, Ardian Gjini ka thënë se masat e njëjta kanë qenë dhe janë duke e përsëritur. Sipas nënkryetarit të AAK-së këto veprime janë propagandë e qeverisë në detyrë.

    “E ka thënë edhe kryetari Haradinaj kohë më parë që masat e reciprocitetit kanë qenë edhe qeveria Kurti është duke e përsërit krejt çka ka ekzistuar më parë, kjo është e vërteta. Kanë ekzistuar këto vendime tash po i merr edhe një herë këto vendime, është më shumë propagandë”, ka thënë Ardian Gjini për Gazetën Sinjali.

    Sipas vendimit të qeverisë në detyrë ndalohen dokumentet për produktet bujqësore dhe industriale të cilat hyjnë nga Serbia në vendin tonë të cilat përdorin emra të vendeve ose përmbajnë elemente të tjera që janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës. Po ashtu, ndalohen dokumentet të cilat përdorin emra të ndonjë vendi në Kosovë, por jo atë të shtetit nga vjen produkti. Ky vendim ndalon hyrjen e produkteve të cilat në dokumentet e tyre përmbajnë elemente të cilat e mohojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se asnjë maune nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë, nëse në certifikatat e tyre nuk figuron “Republika e Kosovës”.

    “Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke. Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare. Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Në vendimin e Qeverisë Haradinaj për taksën 100% ndaj produkteve serbe në pikën tre të këtij vendimi Dogana e Kosovës obligohet që të ndalojë importin dhe hyrjen në treg të të gjitha produkteve të cilat kanë emërtime në kundërshtim me emërtimet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Pra, ndalimin e importit të produkteve që kanë emra si ”Kosovë e Metohi”, “Kosovo Unik”, “Kosovo 1244” si dhe ato që përdorin emrin e qytetit apo shtetit në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.