×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Joe Biden: Të protestosh kundër këtij brutaliteti është e drejtë dhe e nevojshme

    FrontOnline
    31 Maj 2020

    Kandidati për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike dhe ish-nënpresidenti i këtij shteti, Joe Biden, ka reaguar përmes një deklarate pas protestave të dhunshme që kanë shpërthyer në shumë qytete amerikane.Ai ka thënë se kombi amerikan është i zemëruar ndaj padrejtësisë dhe se të protestosh kundër brutalitetit është e drejtë dhe e nevojshme.

    Megjithatë, ai nuk e ka përkrahur dhunën në protesta.“Protesta është një reagim tërësisht amerikan, por djegiet dhe shkatërrimi i panevojshëm nuk janë të tilla. As dhuna që e vë në rrezik jetën e njerëzve nuk është”, thuhet në letrën e ish-nënpresidentit amerikan gjatë mandatit të Obamës.

    “Ne jemi një komb në dhimbje, por nuk duhet të lejojmë që kjo dhimbje të na shkatërrojë. Jemi një komb i zemëruar, por nuk mund të lejojmë që zemërimi ynë të na konsumojë. Ju lus të qëndroni të sigurt. Ju lus të kujdeseni për njëri-tjetrin”, thuhet më tej në deklaratë, transmeton express.

    Tutje, politikani i njohur amerikan premtoi se nëse bëhet president, do t’i dëgjojë problemet e popullit. “Ne duhet dhe do të arrijmë në një vend ku secili, pavarësisht racës, beson se për të mbrojtur dhe për të shërbyer nënkupton mbrojtje dhe shërbim për ta”, shtoi kandidati për kreun e Shtëpisë së Bardhë.Ndryshe, më parë është raportuar se qindra protestues e kanë rrethuar Shtëpinë e Bardhë dhe janë përleshur me policinë dhe Shërbimin Sekret. Në Los Angeles është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa në Indianapolis është vrarë një person e janë plagosur dy të tjerë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.