×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: Nëntoka e Thaçit dhe njerëzit e tij i kërcënuan direkt anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i hapet rruga votimit të qeverisë së re në Parlamentin e Kosovës. Forca që mori shumicën në zgjedhjet e fundit opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, duket se tashmë do të kalojë në opozitë dhe qeveria do të drejtohet nga ish-aleati i tyre, Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Haki Abazi, zv. kryeministri në detyrë dhe një nga drejtuesit kryesor të VV-së, gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talk”, tha se, “nëntoka po frenon zhvillimin në Kosovë.

    Ai tha se, vendimi i Gjykatës Kushtetuese u dha në orët e vona të së enjtes, gjë e cila është e çuditshme. Vendimin në vetvete Abazi tha se për një çështje të ngjashme, gjykata ka vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

    “Ne prisnin që të vendosej për zgjedhje të reja, duke e kthyer vendimmarrjen tek sovrani, meqenëse kishte një mocion mosbesimi në Parlament. Me vendimin e mbrëmshëm, si shumë institucione të tjera të Kosovës, tregoi se është e kapur, e ndikuar politikisht dhe ka vepruar në favor të kthimi të fuqisë politike tek një regjim i vjetër”, u shpreh Abazi.

    I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta pranojë vendimin e institucionit më të lart Kushtetues në Kosovë, zv.kryeministri u përgjigj se do ta pranojnë por nuk pajtohen me këtë vendim.

    “Pranueshmëria është një gjë, ndërsa pajtimi me vendimin e gjykatës e kemi bërë publike. Do të vazhdojmë të themi se Gjykata Kushtetuese e ka de legjitimuar veten duke bërë një pamflet politik dhe jo një interpretim të procesit ku gjendet Kosova”, tha ai.

    “Ata që e kanë mirëpritur këtë vendim janë humbësit e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe natyrisht që humbësit do t’i gëzohen një mundësie që përmes ndikimit të institucioneve të përfitojnë në tavolinë. Aq më tepër që kandidati i LDK është njeriu që ka më pak vota në listën e saj. Edhe pse partia e dyta, njeriu për kryeministër ka vetëm 26 mijë vota dhe nuk ka fituar as në zonën e tij”, shtoi zyrtari i VV-së.

    Më tej, Abazi theksoi se, në vendimmarrje të gjykatës ka ndikuar presioni i botës së krimit që gjendjet pranë Presidentit, Hashim Thaçi dhe sipas tij kjo botë e nëndheshme po bllokon zhvillimin e Kosovën nga ana demokratike dhe ekonomike.

    “Duhet të kuptojmë se nën toka e Hashim Thaçit, me njerëzit e tij kanë bërë kërcënime direkte për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe grupeve minoritare që kanë votuar nën kërcënimet e Thaçit për të mbrojtur interesat. Ajo që shihet në sheshin e Prishtinës, nuk duhet ta frikësojë askënd, pasi flasim për një shtet që synon të jetë në BE. Shteti është i qytetarëve, ajo që duhet t’i frikësohemi është nëntoka dhe korrupsionit që nuk e lejon Kosovën që të zhvillohet në mirëqenie dhe dinjitetin e qytetarëve”, tha zv. kryeministri Abazi.

    Pyetjes nëse Vetëvendosje do të rikthejë trazirat sociale dhe politike në Kosovë, zyrtari i lartë i VV-së e krahasoi sulmin ndaj Kushtetutës siç e konsideroi ai vendimin e djeshëm, të ngjashme me sulmet e Millosheviçit me tanke për të shfarosur etnikisht shqiptarët e Kosovës.

    “Ne nuk mund të jemi spektatorë. Kostoja e rrëzimit të qeverisë Kurti lidhet me faktin se, ne nuk jemi burokratë që kujdesemi për karriget tona por për sovranitetin dhe integritetin e vendit. Jemi në një udhëkryq ku ndarja territoriale e Kosovës është potencialisht axhenda për të cilën Thaçi ka punuar dhe vazhdon të punojë dhe kërkon partner luajal dhe në këtë rast një kryeministër kukull do të firmoste ndarjen. Shembja e rendit kushtetues dhe demokratik nuk mund të na lërë spektatorë. Çfarë do që është e domosdoshme dhe e nevojshme do të bëhet për të ruajtur shëndetin e demokracisë, për të mbrojtur Kushtetutën dhe territorin e Kosovës”, theksoi ai për Euroneësal.

    Sipas Abazit, liderët  e vjetër të politikës i tremben funksionimit të Gjykatës Speciale kurse për marrëdhënien e VV me të dërguarin special të Presidentit Trump tha se ka ndikuar gatishmëria Thaçit për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë.

    “Thaçi e shikon si mundësi të mbijetesë politike, e cila është e mbështetur në lojëra të pista. Kjo e bën të komplikuar çështjen e marrëdhënies me ambasadorin Grenell, i cili mendoj se është ndikuar gatishmëria e madhe e Thaçit që në shpejtësi të arrijë një marrëveshje duke përjashtuar nga dialogu qeverinë Kurti”, tha Abazi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.