×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nxori videon e nënës së 15-vjeçarit që u dhunua me armë, kërkohet shkarkimi dhe dalja para drejtësisë e Ardi Veliut

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Pasi drejtori i drejtorisë së Policisë Shtetit, Ardi Veliu gjatë raportimit në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë, tregoi një video, të zonjës Zaida Çobo, e ëma e 15-vjeçarit të dhunuar, e cila mbante një pistoletë në dorë, vjen një reagim i ashpër nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

    Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ theksoi se ky veprim nga ana e Veliut ishte një skandal i dyfishtë, ndërsa shtoi se ai duhet të shkarkohet dhe të shkojë para drejtësisë.

    Sipas demokratit, nëna e 15-vjeçari është aktore dhe pamjet që ka paraqitur Ardi Veliu janë pjese të një filmi artistik.

    “Keto metoda te Sigurimit te Shtetit, Veliu nuk i ka per here te pare, kujtoni deshmitarin e rreme Fredi Alizoti…!
    Prandaj kemi kete polici se drejtohet nga qenie si ky e si Lleshi i Rames!”, shkruan Paloka.

    REAGIMI I PALOKËS

    SKANDAL i dyfishte!
    Ardi Veliu duhet shkarkuar menjehere dhe duhet te dale perpara drejtesise!
    Gjate mbledhjes se Komisionit te Sigurise , Drejtori i Pergjithshem i Policise Ardi Veliu, duke dashur te justifikoje dhunen e policise ndaj nje 15 vjecari, ka nxjerre nje video te nenes se djalit ku ajo duket me nje pistolete ne dore. “Ja nga çfare familje vjen djali”-ka thene Veliu duke dashur te justifikoje me kete “argument” dhunen.
    Rezulton se nena e djalit 15 vjeçar eshte aktore dhe pamjet qe ka paraqitur Ardi Veliu jane pjese te nje filmi artistik…!
    Justifikimi i dhunes do te ishte i denueshem edhe sikur pamjet te ishin reale , po ja qe Drejtori i Pergjithshem i Policise jo vetem justifikon dhunen e policise ndaj nje te mituri po per kete edhe mashtron .
    Keto metoda te Sigurimit te Shtetit , Veliu nuk i ka per here te pare, kujtoni deshmitarin e rreme Fredi Alizoti…!
    Prandaj kemi kete polici se drejtohet nga qenie si ky e si Lleshi i Rames!

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.