×
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    Space X shtyn fluturimin historik për shkak të motit

    FrontOnline
    28 Maj 2020

    Udhëtimi drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, i astronautëve të NASA-s në bordin e raketës Falcon 9, u shty për të shtunën për shkak të motit me stuhi dhe vetëtima.

    Raketa pritej të nisej të mërkurën në orën 16:30 por moti i keq shoqëruar me shtrëngata gjatë pjesës më të madhe të ditës detyroi shtyrjen e lëshimit. Në fund u tha se në atmosferë kishte ngarkesë shumë të lartë elektrike, aq sa anija hapësinore me dy astronautët e NASA-s në bord, Doug Hurley dhe Bob Behnken, rrezikonte të goditej nga ndonjë rrufe.

    “Sot nuk do të ketë asnjë lëshim, siguria e anëtarëve të ekuipazhit tonë është përparësia jonë kryesore”, njoftoi nëpërmjet twitterit administratori i NASA-s Jim Bridenstine.

    Udhëtimi do t’i jepte fund një pauze nëntë vjeçare të NASA-s.

    Raketa e kompanisë private SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, pritej të lëshohej të mërkurën pasdite nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida.

    Presidenti Donald Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence shkuan në Cape Canaveral për të parë nisjen, ku lista e të ftuarve ishte mjaft e kufizuar, për shkak të pandemisë COVID-19.

    Para nisjes, Elon Musk dhe Administratori i NASA-s Jim Bridenstine, me maska mbrojtëse në fytyrë ishin të pranishëm në ndërtesën e Qendrës Kennedy për t’u takuar me dy astronautët, të cilët nuk mbanin maska. Astronautët pastaj dolën nga ndërtesa, përshëndetën me dorë anëtarët e familjes dhe personat e tjerë dhe u futën në një makinë Tesla me të cilën shkuan në platformën e nisjes.

    Astronautët e NASA-s, Koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe Koloneli i Forcave Ajrore Bob Behnken ishin gati për nisje, kur nga qendra erdhi urdhri për shtyrjen e fluturimit historik.

    Fluturimi i tyre që tani pritet të bëhet të shtunën do të shënonte rikthimin e nisjes së astronautëve nga Shtetet e Bashkuara, si dhe të parin e këtij lloji nga një kompani private./voa.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.