
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Thaçi, i cili tha se familjarë të ministres kanë laboratorë droge, shkruan Front Online.
Haxhiu ka shkruar se Presidenti e ka humbur toruan, dhe se ajo do të ngre nesër padi në drejtim të Thaçit.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda.
Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge!
Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt.
Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi.
Albulena Haxhiu