
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë zgjeruar terrenin e shenjëzimit me pika të kuqe në Prishtinë. Tashmë shnenjëzimi me pika të kuqe po bëhet edhe në afërsi të Komunës së Vjetër në Prishtinë.
LEXO EDHE: Nga zyrat e VV-së flasin për protestën, paralajmërojnë një ditë të nxehtë nesër
Disa aktivistë po zgjerojnë terrenin parapërgatitës për protestën e nesërme. Protesta do të mbahet nesër në Prishtina nga ora 17 deri në orën 19:00.
Në njoftimin fillestar thuhej se do të marrim pjesë 3500 protestues, por që gjatë ditës së sotme është paralajmëruar që numri i protestuesve të jetë deri në 5000.
Analistët e vlerësojnë protestën si një formë presioni ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili pritet të bëhet publik në 48 orët e ardhshme.
Front Online ju sjell pamje nga sheshet e Prishtinës.
