×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi (VV): Një vendim ndryshe i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2014, është standard i dyfishtë ndaj VV-së

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë që një vendim ndryshe i Gjykatës Kushtetuese nga ai i vitit 2014, nuk do të ishte i drejtë.

    “Nuk është se e kemi informacionin se kur do të jetë koha e saktë kur Gjykata Kushtetuese do të nxjerrë verdiktin e saj në lidhje me kushtetueshmërinë e dekretit të presidentit Thaçi. Por, duke u bazuar në opinionet publike ose gjysmë informatat, jemi drejt një momenti ku shumë shpejt ky vendim edhe do të bëhet publik”.

    “Qëndrimet tona, ne i kemi theksuar edhe më herët dhe mendojmë që në këtë rast, në këtë ‘sagë kushtetuese’, se kush ka të drejtë për mandatarin e Qeverisë, pas kalimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, mendojmë që të gjitha argumentet kushtetuese ligjore janë në anën tonë”.

    “Kjo për shkak të se në Kosovë kemi dy precedentë të kaluara në lidhje me rastet e njëjta”.

    “Kemi rastin e Qeverisë Thaçi, ku kaloi mocioni i mosbesimit në Kuvend dhe kryetari i Kuvendit në atë kohë, Krasniqi menjëherë bëri shpërndarjen e Kuvendit. Rasti i dytë, ka qenë me qeverisjen e PAN-it, të Haradinajt, ku u bë shpërbërja e Kuvendit menjëherë pas kalimit të mocionit”.

    Abrashi në Rubikon në Klan Kosova, ka theksuar që megjithatë nuk duhet paragjykuar përmbajtja e verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.

    “Duke pasë parasysh që kjo çështje nuk është rregulluar decidivisht, ne e dimë që fuqia e precedentëve të kaluara, pra rastet që janë rregulluar në një mënyrë të caktuar, duke iu referuar shembujve që kanë ndodhur, mendojmë që edhe kësaj radhe nuk ka pse të shkohet ndryshe”.

    “Përndryshe, kemi të bëjmë më një standard të dyfishtë, vetëm pse në pyetje Lëvizja Vetëvendosje”.

    “Sido që të jetë ne nuk duhet ta paragjykojmë se cila do të jetë përmbajta e këtij verdikti. Urojmë që Gjykata Kushtetuese, do ta trajtojë lëndën me seriozitetin më të madh dhe do të jetë objektive, sepse ky rast që do ta trajtojë, nuk do të prodhojë efekte vetëm në këtë mandat. Po flasim për ndërtimin e një standardi, ku Kosova do të qeveriset në të ardhmen”.

    Sipas Abrashit, Vetëvendosje shpreson që Gjykata Kushtetuese nuk do të dalë me vendim i cili do të vinte në pikëpyetje stabilitetin e institucioneve të Kosovës.

    “Pra, a duhet t’i hiqet e drejta e të parit të deligjitimohet fituesi i zgjedhjeve dhe të krijohet një precedent, ku partitë humbëse të zgjedhjeve, bëhen bashkë dhe marrin qeverinë; pra vihet në pikëpyetje legjitimiteti dhe stabiliteti i institucioneve të Kosovës”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.