×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Frika e një vale të dytë me Covid-19 rrit kërkesën për vaksinën kundër gripit

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Farmacitë në SHBA po përgatiten për një rritje të numrit të vaksinimeve gjatë sezonit të gripit që nis në muajin tetor, me shpresën për të frenuar dhjetëra mijëra raste serioze që mund të përkojë me një valë të dytë të infeksioneve me koronavirus.

    Rrjeti i farmacive “CVS”, një nga më të më të mëdhenjtë në vend, njoftoi se po punon për të siguruar mjaftueshëm doza vaksinash që do të përmbushin kërkesën në rritje. Po kështu rrjeti rival i farmacive “Rite Aid” ka porositur 40 për qind më shumë doza vaksinash për të përmbushur kërkesat. Farmacitë “Walmart” dhe “Walgreens” njoftuan gjithashtu se presin një rritje të kerkesës për vaksinën kunder gripit. Prodhuesit e vaksinës bënë të ditur se kërkesa është rritur me 10 për qind.

    Sipas një sondazhi të kryer prej 13 majit deri 19 maj nga agjencia “Reuters” dhe kompania “Ipsos” që përfshiu 4,428 persona, rreth 60 për qind e amerikanëve planifikojnë të vaksinohen kundër e gripit në vjeshtë. Normalisht më pak se gjysma e amerikanëve zgjedhin të vaksinohen.

    Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e rekomandojnë vaksinën kundër gripit për të gjithë mbi moshën 6 muaj. Vaksina nuk të mbron nga COVID-19, por zyrtarët e shëndetit publik thonë se ajo do të jetë thelbësore për të parandaluar mbingarkesën në spitale me pacientë me grip dhe me COVID-19. Ndërkohë deri sot (e martë) në SHBA, numri i të infektuarve arriti në 1 milion e 660 mijë ndërsa ai i të vdekurve mbi 98 mijë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.