×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Prizren: Aktakuzë ndaj tre personave për shitje të narkotikëve

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet A.K., A.S., dhe R.B., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    “Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë A.K., me datë 01.03.2020 rreth orës 18:30 në Prizren, pa autorizim shpërndanë substanca psikotrope të llojit “marihuan” të cilët janë shpallur me ligj si narkotikë në atë mënyrë që në parkingun e “Jumbo-s” pranë automjetit “BMW 316 I”shpërndanë dhe shet bimë psikotropike të llojit “marihuan”për konsumim të akuzuarve A.S., dhe R.B., ashtu që pasi vërehen nga policia, të njëjtit hedhin në tokë një qese plastike me substancë narkotike me peshë 0.85gr. dhe një cigare të mbështjellur me marihuan me peshë 1.02gr” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    “Ndërsa, pas kontrollimit të automjetit dhe bastisjes në shtëpinë e të akuzuarit A.K., janë gjetur një pako me rizlla me mbishkrimin OCB SLIM, një grinder ngjyrë hiri, dhe substancë narkotike me peshë 53.3 gr. si dhe, para të gatshme 1×20 euro, 1×10 euro, 10×5 euro gjithsej 80 euro”.

    Me këto veprime i akuzuari A.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

    :Ndërsa, i akuzuari i dytë, A.S., dhe i akuzuari i tretë R.B., me datë kohë dhe vend të njejtë, pa autorizim posedojnë substancë psikotrope të llojit “marihuan” në atë mënyrë që nga i akuzuari i parë A.K., pranojnë një cigare 1.2 gr. si dhe një sasi prej 0.8 gr. të llojit “marihuan” dhe në parkingun e “Jumbo-s” pranë automjetit “BMW 316 I” të dy së bashku konsumojnë bimë psikotropike të llojit “marihuan”, por të njëjtit pasi që vërehen nga policia, cigaren dhe sasinë e marihuanës e hedhin në tokë” thuhet mes tjerash në njoftim.

    Me këto veprime, i akuzuari A.S., dhe i akuzuari R.B., secili veç e veç kanë përmbushur elementet e veprës penale “Posedimi i paautorizur i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë.​

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.