×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 18 pacientët në dializë që u infektuan me COVID-19 në Kosovë, kanë vdekur 4

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Raportet shkencore tregojnë se COVID-19 mund të paraqesë ndryshime në veshka tek 20-40 për qind e të prekurve.

    Në Kosovë ende nuk ka të dhëna lidhur me këtë lloj ndikimi tek më shumë se një mijë raste me koronavirus që janë regjistruar deri më tani. Por ajo që dihet është se tek 2 pacientë me COVID-19 është paraqitur nevoja për terapi zëvendësuese me dializë.

    Të dyja këto raste, sipas drejtoreshës së Klinikës së Nefrologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Venera Gjuka, kanë pasur pamjaftueshmëri akute të veshkave të shkaktuar nga COVID-19.

    Njëri prej këtyre pacientëve ka vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë. Ndërkohë që në numrin e përgjithshëm të të infektuarve bëjnë pjesë edhe 18 pacientë që para se të infektoheshin kanë qenë në trajtim në dializë. Deri më tani 4 ose 22.22 për qind e tyre kanë vdekur, raporton Koha

    Gjuka ka thënë se raportet shkencore tregojnë që tek një përqindje e të sëmurëve me COVID-19 mund të paraqiten komplikime në veshka. “Sipas raporteve ekzistuese shkencore tek 20-40 për qind e të sëmurëve me COVID-19 mund të paraqiten ndryshime në veshka duke filluar nga proteinuria dhe hematuria deri në pamjaftueshmëri akute të veshkës”, ka theksuar Gjuka. Sipas saj, prekja e veshkave tregon për një prognozë të keqe të të sëmurëve me COVID-19. “Ne kemi dializuar dy pacientë me COVID-19 që kanë pasur edhe pamjaftueshmëri akute të veshkave. Njeri prej tyre ka përfunduar me vdekje, si pasojë e COVID-19. Tjetri është në gjendje të rendë”, është shprehur Gjuka.

    Sipas saj, pamjaftueshmëria akute tek këto dy raste është shkaktuar nga COVID-19. “Po (pamjaftueshmëria akute është shkaktuar nga COVID-19 v.j.), këta nuk kanë qenë të sëmurë prej veshkave, por kanë pasur faktorë rreziku për sëmundje të veshkave. Që të dy janë me sëmundje të diabetit”, ka thënë Gjuka.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.