×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Merkeli kërkon vigjilencë pas shpërthimit të virusit në një restorant

    FrontOnline
    25 Maj 2020

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje qeverive të landeve të Gjermanisë që të tregohen vigjilente, pas lehtësimit të kufizimeve të vendosura kundër koronavirusit.

    Zyrtarët e shëndetësisë në Gjermaninë Veriperëndimore zhvilluan një hetim mbi shpërthimin e koronavirusit në një restorant në Saksoninë e Poshtme, pasi u rrit numri i personave që rezultuan pozitivë.

    Fillimisht, shtatë persona rezultuan pozitivë me koronavirus, pasi në fillim të këtij muaji vizituan restorantin “Alte Scheune” në Moormerland, një bashki në rrethin e Leer.

    Të dielën shifra arriti në 14, ndërsa u raportuan dhe katër raste shtesë.

    Gjithsej 118 persona janë vendosur nën karantinë në shtëpi, nga 50 në fillim, transmeton ATSH.

    Autoritetet rajonale në rrethin Leer thanë se ka të ngjarë që katër infeksionet shtesë të kenë ndodhur pas vizitave në restorant.

    Ishte pikërisht kjo ngjarje që solli deklaratën e sipërcituar të kancelares Merkel.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.