×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bie ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19 në Britani, do të hapen edhe shkollat

    FrontOnline
    24 Maj 2020

    Britania duket se është e gatshme për të hapur dyert për studentët. Shkollat do të rifillojnë hapjen graduale duke filluar nga 1 qershori.

    Vetë kryeministri Boris Johnson që ka njoftuar gjatë një deklarate për shtyp këtë të dielë.

    “Në të njëjtën linjë me shtetet e tjera evropiane, edhe ne duam që fëmijët të rikthehen në klasat e tyre. Kjo duhet bërë në një mënyrë sa më të sigurt për studentët ku do të aplikohen masa të rrepta sanitare”, deklaroi ai.

    Prej 1 qershorit do të hapen shkollat për ciklin e ulët nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë.Ndërsa pjesa tjetër sëbashku me gjimnazet do të rifillojnë pas datës 15 qershor.

    Rifillimi i procesit mësimor do të bëhet nën disa rregulla të forta të vendosura nga qeveria. Johnson kërkon reduktimin e numrit të nxënësve për klasat e vogla. Do të shtohen oraret e pushimit si dhe do tu sigurohet transporti për në shkollë.

    Johnson deklaron se do të shtohen më shumë edhe pastrimet dhe dezinfektimet e klasave.

    Ndërsa për sa i përket testimeve, Johnson u shpreh se edhe studentët të cilët kanë shfaqur simptoma të COVID-19 do të lejohen nëpër klasa nën vëzhgim të rreptë të stafit shëndetësor të shkollave.

    Gjatë kësaj jave që lamë pas, numri i viktimave dhe i të infektuarve nga koronavirusi në 24 orë ka rënë shumë.Këtë të dielë u raportuan 118 viktima të tjera duke e çuar numrin total në 36,793.Ndërsa edhe numri i të infektuarve është rritur me 2,409 ku gjithsej janë 259,559 të infektuar.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.