
Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, ka demantuar lajmin i cili qarkullojë sot gjatë ditës se kryeministri në detyrë ka 23 këshilltarë, shkruan Front Online.
Ai përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se lajmi se Kryeministri Kurti ka 23 këshilltarë është qëllimisht i pasaktë.
“Lajmi se Kryeministri Kurti ka 23 këshilltarë është qëllimisht i pasaktë. Kryeministri Kurti ka të emëruar 18 këshilltarë politik, prej të cilëve 4 janë të jashtëm dhe shërbejnë pa pagesë. Kjo mund të konfirmohet nga i njëjti burim nga edhe është shërbyer mediumi në fjalë, në faqen zyrtare të Kryeministrit”, ka shkruar ai.
Postimi i plote:
Kur raportimi është qëllimisht i pasaktë
Në lidhje me lajmin e shpërndarë sot nga Gazeta Express për numrin e këshilltarëve të Kryeministrit Kurti.
Lajmi se Kryeministri Kurti ka 23 këshilltarë është qëllimisht i pasaktë. Kryeministri Kurti ka të emëruar 18 këshilltarë politik, prej të cilëve 4 janë të jashtëm dhe shërbejnë pa pagesë. Kjo mund të konfirmohet nga i njëti burim nga edhe është shërbyer mediumi në fjalë, në faqen zyrtare të Kryeministrit.
Përveç këshilltarëve, kabineti i Kryeministrit po ashtu përbëhet nga asistenti personal, zyrtarja e lartë ekzekutive, zyrtarja e lartë administrative, fotografi dhe asistenti i protokollit të Kryeministrit.
https://www.facebook.com/perparim.kryeziu.779/posts/141490660808423