×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sekretarja e Trump-it bën gafën e parë, publikon çekun me të dhënat bankare të presidentit

    FrontOnline
    23 Maj 2020

    Sekretarja për medie e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, e ka bërë një kafë ende pa i mbushur dy muaj në detyrën e re, duke e vendosur para kamerave një çek me të dhënat personale bankare të presidentit Donald Trump.

    Kjo gjë ndodhi përderisa ajo po e jepte njoftimin që një e katërta e pagës vjetore të kreut të Shtëpisë së Bardhë, që nënkupton shumën prej 100 mijë dollarëve, do të dhurohet për Departamentin e Shëndetësisë, shkruan “Neë York Times”, transmeton Express.

    Megjithatë, sekretarja McEnany gjatë këtij njoftimi duket se zbuloi më shumë sesa ka qenë e thirrur të zbulojë, duke shfaqur para kamerave dhe aparateve fotografike çekun me të dhënat e plota bankare, përfshirë numrin e xhirollogarisë private të presidentit.

    Besohet se me të dhënat e publikuara mund të tërhiqen ose depozitohen të holla, të bëhen blerje përmes internetit ose të kryhet një sulm nga hakerët.

    “Nuk është praktika më e mirë që të shpërndahen këto të dhëna publikisht. Nëse nuk keni mbrojtje, ka skema të sofistikuara me të cilat dikush mund të fitojë qasje në ato fonde”, tha Eva Velasquez, kryetare e Qendrës Burimore për Vjedhjen e të Dhënave të Identitetit.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.