×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Epidemiologu tregon skenarët: Vala e koronavirusit në vjeshtë do të jetë më e ashpër

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    Paralajmërimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë përmes Drejtorit Rajonal Hans Kluge se një valë e dytë e koronavirusit akoma më e fortë se e para do të godasë Europën në dimër është një nga skenarët që epidemiologët mendojnë se mund të prekë dhe Shqipërinë.

    Ilir Alimehmeti analizon masat e marra nga qeveria gjatë pranverës dhe sjell në vëmendje një studim të Universitetit të Harvardit.

    “Sa më të rrepta të jenë masat aq më pak përqindje e popullatës kalon virusin dhe krijon antitrupa. Që do të thotë se përqindja e popullatës së ndjeshme në shtator, tetor, nëntor do të jetë pak a shumë e njëjtë si përqindja e popullatës në mars se nuk lejuam shpërndarjen e virusit. Disa shtete që e kanë lejuar deri diku duke pasur përqindje më të ulët në vjeshtë do të kenë më pak raste dhe më pak mbingarkese spitalore se çelësi është mbingarkesa spitalore. Ne deri më sot e kemi pas spitalin kurrë më shumë se 10%. Që do të thotë kemi pas mundësi për lehtësim masash. Pse e ka përmendur këtë masë? Se është mundësia me e keqe. Që vala e vjeshtës të jetë me e ashpër se e pranverës sepse mbivendoset me viroza të tjera”, tha ai.

    Ndërkohë epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon se dhe 2 skenarë të tjerë më të butë, parashikuar nga Universiteti i Minesotës.

    “Le ta marrim si puna e tërmetit. Kjo është vala e madhe dhe do të ketë valë pasgoditëse gjithnjë e më të vogla dhe zgjasin me vite. Është një mundësi tjetër. Ka dhe një mundësi tjetër të tretë e cila mund të shfaqi një valë tjetër në vjeshtë, më të butë dhe pastaj vazhdon me valë pasgoditëse më të buta”.

    Kjo periudhë sipas Alimehmetit duhet ti shërbejë autoriteteve shëndetësore për të marrë masa për të përballuar çdo situatë në shtator apo tetor.

    “Prandaj na duhen testet në popullatë. Të kuptojmë sa përqind e popullatës sot e ka virusin apo ka antitrupa. Të kuptojmë sa e rëndë ishte kjo sëmundje tek ne dhe e dyta të bëjmë gati shërbimet spitalore në rast se kjo valë përsëritet më e lartë”, tha Alimehmeti.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.