×
  • Lajme
  • Lajme

    U raportua se 7 gjyqtarë janë pro dekretit të Thaçit – përgjigjet zyrtarisht Gjykat Kushtetuese

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    Në kohën kur po pritet që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim lidhur me dekretin e Presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për krijim e qeverisë së re, presionet ndaj gjyqtarëve janë shtuar. U raportua se tashmë shtatë nga nëntë gjyqtarët e gjykatës më të lartë në vend, janë pro dekretit të Presidentit duke i dhënë 15 ditë afat mandatarit Hoti për qeverinë.

    Insajderi ka kërkuar një koment nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këto pretendime. Zyrtari për informim, Veton Dula i ka quajtur lajme të paska.“Këto janë lajme të pasakta dhe nuk qëndrojnë. Gjykata ende nuk ka vendosur. Vendimi meritor përkitazi me kërkesën në tërësi do të merret pasi që Gjykata të shqyrtojë të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të palëve të interesit”, ka thënë Dula.

    Dula ka shtuar se Gjykata do ta informojë publikun për çdo vendimmarrje sapo të merret vendimi.“Sipas praktikës së deritanishme, Gjykata e informon opinionin publik për çdo vendimmarrje, në të njëjtën ditë pas përfundimit të seancave shqyrtuese”, ka thënë Dula.

    Kanë mbetur edhe pak ditë që Gjykata Kushtetuese të merr vendim rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatim të Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për kryeministër presionet ndaj Kushtetueses kanë nisur në forma të ndryshme.

    Provat për protesta dhe paralajmërimi për mbajtjen e tyre në masë më të madhe, letrat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, dërguar Komisionit të Venecias, Parlamentit Evropian, janë vetëm disa nga format përmes së cilave kryeministri në detyrë, po mundohet të ndikojë në vendimin e Kushtetueses për dekretin e presidentit Thaçi, që të jetë në favorin e tij.Më 30 prill të këtij viti presidenti Hashim Thaçi, ka dekretuar të nominuarin e LDK-së, Avdullah Hotin për kryeministër të vendit.Menjëherë, pas dekretimit të Hotit, Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatës Kushtetuese vendimin e presidentit, Hashim Thaçi.Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, më 29 maj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.