×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeshefja e Telekomit e lidhur me VV-në, ka të punësuar në Telekom vëllanë dhe kunatën

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    Ndonëse gjatë gjithë kohës së opozitës e periudhës së fushatës ishin thirrur në depolitizimin e ndërmarrjeve publike, Vetëvendosja e Albin Kurtit e ka vazhduar avazin e emërimit të bordeve, duke vënë kështu në pozita kyçe të Telekomit, zyrtarë e militantë të kësaj partie.

    Më 24 prill, Burbuqe Hana u emërua Ushtruese e Detyrës së Kryeshefes së Telekomit.

    Hana në këtë pozitë e zëvendësoi Bedri Istrefin, që u shkarkua nga kjo pozitë nga Bordi i emëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

    Më 2016-të, Burbuqe Hana kishte qenë pjesë e protestave të Vetëvendosjes në sheshet kryesore të Prishtinës.

    Madje, pjesëmarrja e Hanës faktohet edhe nga fotografitë.

    Mediat kanë raportuar se Burbuqe Hana e ka edhe vëllanë të punësuar në Telekom, Burim Hana si dhe gruan e vëllait, Luljeta Maloku Hana. Dyshohet edhe për një person të tretë të afërm më Hanën që është i punësuat në Telekom, shkruan Ballkani.info.

    Emërimi i Burbuqe Hanës në Telekom, nuk është i vetmi emërim partiak që ka bërë Vetëvendosje ditët e fundit.

    Feim Kelmendi është emëruar po ashtu ushtrues detyre në pozitën e zyrtarit kryesor financiar në Telekomin e Kosovës.

    Kelmendi duket se është përkrahës shumë i madh i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe partisë së tij, Vetëvendosje.

    Kelmendi madje këtë e shpreh haptazi edhe në postimet që ai bën në rrjete sociale.

    Kryeshefja e re e Telekomit, Burbuqe Hana jeton në lagjen luksoze, Marigona në Prishtinë.

    Përveç kësaj, Burbuqe Hana e cila punon që një kohë të gjatë në Telekom, e kishte paditur punëdhënësin e saj në vitin 2019.

    Sipas padisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Hana kërkon nga Telekomi kompensim prej 9,513.00 euro, në emër të diferencës në gradë.

    Këtë shumë, ajo e kërkonte me pretendimin se Telekomi i Kosovës, pa të drejtë ia ka zbritur gradën dhe atë nga grada 12 në gradën 11, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Lidhur me këtë rast, në seancën e shqyrtimit kryesor palët ndërgjygjëse kanë dhënë fjalën përfundimtare. Në fjalën përfundimtare, paditësja Hana, ka deklaruar se qëndron pranë padisë dhe kërkesë së saj, duke kërkuar nga gjykata që ajo të aprovohet si e bazuar dhe të detyrohet e paditura, që atë ta kompensojë diferencën e gradës, për periudhën 1 shkurt 2015, e deri 31 gusht 2019. Hana  pati thënë se kërkesën e saj, për kompensimin e shumës prej e 9,513.00 euro, e ka mbështetur në ekspertizën financiare të datës 2 shtator 2019, të punuar nga ekspertja Hidajete Sejdiu.

    Lidhur me shpenzimet e procedurës, paditësja tha se nuk i kërkon. Në anën tjetër, përfaqësuesi i Telekomit të Kosovës, Halil Haliti, në fjalën e tij përfundimtare, e ka kundërshtuar në tërësi padinë e paditëses dhe ka kërkuar nga gjykata që e njëjta të refuzohet si e pabazuar. Haliti tha se paditësja me të paditurën, për periudhën kontestuese, kanë nënshkruar kontrata te reja, me të cilat është themeluar marrëdhënie e re e punës dhe ndërmjet tyre ka vazhduar edhe më tej marrëdhënia e punës. Gjithashtu, as përfaqësuesi i të paditurës nuk i ka kërkuar shpenzimet e procedurës.Paditësja i ka kundërshtuar pretendimet e përfaqësuesit të paditurës, duke thënë se nënshkrimi i kontratave të reja është bërë me presion dhe nën kërcënimin për largim nga puna. Gjykatësi i rastit, Enver Shabanaj, pas administrimit të provave dhe fjalëve përfundimtare të palëve ndërgjygjëse, ka deklaruar se shqyrtimi gjyqësor në këtë kontest është i përfunduar dhe palët me kohë do të njoftohen me vendimin.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.