×
  • Lajme
  • Lajme

    Rron Gjinovci i përgjigjet Ramës pasi ai e quajti analfabet me dorëza të zeza

    FrontOnline
    22 Maj 2020

    Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pasi kryeministri shqiptar Edi Rama në një fjalim në Kuvend e ka quajtur analfabet.

    Gjinovci ka thënë se Rama ka rënë pre e oligarkëve.

    Gjinovci teksa ka shpërndarë videon e Ramës nga fjalimi në Kuvend ka thënë se ai dukej tërësisht i çakorduar, si në kohën kur fliste për protestat masive të studentëve.

    Reagimi i plotë:

    Nga fjalimi në Parlamentin e Shqipnisë, i Kryeministrit të Shqipnisë, shkëlqesisë së tij Edi Ramës, është nji moment me randësi kah fundi i fjalimit të tij. Momenti kur flet për ndërtimin e teatrit siç ka qenë, ama, dikund tjetër. Ky moment lyp vëmendje, se aty merret vesh saktësisht ku është problemi. Pra, vendndodhja e teatrit, qendra e Tiranës ku do të ndërtohet teatri i ri dhe pjesa prapa tij që në fakt është pjesa ma me rëndësi, e cila, do të “zhvillohet” siç e tha disa herë atë natë në emisionin ku isha edhe unë në T7 vet shkëlqesia e tij. E shqiptarët e dijnë ç’do me thanë “zhvillimi” në termat e shkëlqesisë së tij, pra do me thanë ndoj kullë apo disa kulla dhjetëra katëshe. E shqiptarët po ashtu e dijnë kush i don e kush i ndërton ato: oligarkët.
    Po ta dëgjoni me vëmendje, frymëmarrja e çakorduar e shkëlqesisë së tij ishte e ngjashme si vitin e kalum kur doli me folë për protestat masive të studentëve të lëvizjes Për Universitetin. Vërehej edhe sot si atëherë se shkëlqesia ishte, siç themi na në Kosovë: në nji zor të madh. Kryeministri është në zor prej oligarkëve të cilët siç duket po ia lypin parcelën në qendër të Tiranës, për borxhe që na s’i dijmë.
    Kryeministër, na i thoni emrat e oligarkëve që ju kanë shtrëngu kaq fort dhe na presionin e drejtojmë kah ata, e çlirohet edhe Shqipnia edhe ju prej tyne.
    E protestusit shpresoj të mos ndalen, deri sa të bijnë oligarkët, ose veglat e tyne, ose edhe ma mirë: t’gjithë bashkë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.