×
  • Vip
  • Vip

    Vdes në moshën 48 vjeçare shkrimtari i njohur boshnjak me prejardhje shqiptare

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Ka vdekur në moshën 48 vjeçare shkrimtari boshnjak me prejardhje shqiptare, Bekim Sejranoviq.Ndarjen e tij nga kjo botë e konfirmoi për mediat e huaja, miku i ngushtë i tij, Damir Uzunoviq, drejtor i një shtëpie botuese në Sarajevë.Shkaqet e vdekjes së shkrimtarit dhe përkthyesit të letërsisë, ende nuk janë bërë të ditura por mësohet se ai vuante nga një sëmundje.

    Bekim Sejranoviq lindi më 1972 në Berqko, ku dhe kishte mbaruar shtatë klasë të shkollës fillore.Që nga viti 1985 ai ka ndjekur Shkollën e Mesme Detare në Rijeka, me gradën shkencore detare.
    Pas diplomimit, ai studioi për një vit në Fakultetin e Studimeve Detare në Rijeka, por më pas vendosi të studiojë letërsi kroate dhe krahasuese në Fakultetin Filozofik në Rijeka.

    Ai u transferua në Oslo në 1993 dhe mori gradën master në letërsinë sllave të Jugut nga Fakulteti i Historisë dhe Filozofisë në 1999.

    Nga viti 2001 deri në 2006, ai punoi si pedagog në fakultetin e përmendur dhe dha mësim për letërsi dhe gjuhë sllave të Jugut.Që nga viti 2000, ai ka punuar si përkthyes i gjykatës dhe përkthyes letrar.Shkrimtari boshnjak me prejardhje shqiptare kishte qenë pjesë edhe e festivaleve të ndryshme kulturo-artistike, një ndër të cilat ishte mbajtur më 2013-ën edhe në qendrën e kulturës ”Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.Sejranoviq në festivalin ”Do You Read Me”, ishte shfaqur para publikut duke lexuar pjesë nga romani i tij ”Sandalet”, i cili përbëhet prej disa tregimesh të shkurta.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.