
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, është takuar sonte në orët e mbrëmjes me ministren në detyrë të Zhvillimit Ekonomik, Rozeta Hajdari.Në një shkrim të tij në rrjete sociale, Haziri ka theksuar se në Qeverinë Kurti, angazhimi për shtetin nuk ka orar të caktuar.Tutje, Haziri ka thënë se “shteti i së drejtës, shteti social dhe shteti zhvillimor, kanë qenë dhe janë prioritetet kryesore tona!”, duke vazhduar me fjalët se do të vazhdojnë me punë të mira drejt zhvillimit të Kosovës në çdo rrafsh.
Shkrimi i plotë nga deputeti Haziri:
Edhe pse ora është 22:00, takimet nuk ndalen në punët tona për të mirën e shtetit tonë.Qeveria Kurti ka treguar se angazhimi për shtetin nuk ka orar të caktuar.
Shteti i së drejtës, shteti social dhe shteti zhvillimor, kanë qenë dhe janë prioritetet kryesore tona!Do vazhdojmë me punë të mira drejt zhvillimit të Kosovës në çdo rrafsh.Foto e bërë sonte në takim me ministren Rozeta Hajdari!