×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së thotë se Vetëvendosje edhe sot po tenton të bëjë koalicion me PDK-në

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj thotë se LDK nuk ka ndonjë koordinim me Presidentin për formimin e qeverisë së re.

    Manaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini thotë se LDK pret që pretendimet e saja të bërë me shkrim të merren parasysh nga Gjykata Kushtetuese dhe të vendos në favor të krijimit të një shumice parlamentare.

    Ai thotë se LDK koalicionin me subjektet tjera e ka bërë para se Lëvizja Vetëvendosje ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

    “LDK dhe partnerët janë të gatshëm që nëse Kushtetuesja vendos që dekreti është në pajtim me Kushtetutën, t’i themelojnë institucionet pa ndonjë vonesë”.

    Deputeti i LDK-së thotë se kjo parti nuk pa pasur ndonjë pakt me Presidentin as për mandatarin e as për rrëzimin e qeverisë.

    “Lëvizja Vetëvendosje e dinë se koalicioni është rrëzuar për shkak të prishjeve të raporteve me Amerikën dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm pa asnjë konsultim me LDK-në”.

    Manaj thotë se pas rrëzimit të qeverisë Glauk Konjufca i harroi sulmet ndaj PDK-së dhe tha se kjo parti është më konstruktive se LDK.

    “Këto deklarata nuk janë bërë pa qëllim pasi këta asnjë deklaratë nuk bëjnë asnjë deklaratë pa koordinim me Albin Kurtin. Këtë e kanë bërë pasi gjatë kësaj periudhe kanë tentuar të bëjnë koalicion me PDK-në dhe sot e kësaj dite tentojnë të bëjnë koalicion”, deklaroi ndër të tjera Shkëmb Manaj./

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.