×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Garda Vullnetare Shqiptare nuk ekziston, e shpiku Kurti për t’i bërë presion Gjykatës Kushtetuese

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se ka kërkuar hetim për ‘Gardën Vullnetare Shqiptare’ dhe sipas të dhënave zyrtare ajo është vetëm fiktive.

    ”Unë nuk jam në garë si president me asnjë lider politik, e as me kryeministrin, është një nxitim nga ana e tij në formulimin e këtij postimi”.

    ”Unë jam konsultuar me të gjitha organet dhe instancat e sigurisë dhe mbrojtjes në Republikën e Kosovës, një organizatë e tillë nuk funksionon, pra është fiktive. Nga ajo që unë e kam pranuar, nga të dhënat zyrtare që unë i kam pranuar, nga instancat e shtetit të Kosovës më është thënë kështu”.

    Thaçi shoti në Rubikon me Adriatik Kelmendin se nuk dëshiron të komentoj postimin e kryeministrit Kurti për kërcënimet e Gardës Vullnetare Shqiptare ku ndër të tjera Kurti kishte përmendur edhe presidentin.

    ”Sa u përket etiketimeve të tij, unë nuk dëshiroj t’i komentoj, prandaj dëshiroj që edhe ky proces, edhe ditët e ardhshme edhe javët e ardhshme të kalojnë sa më qetë pa polemika e pa konfrontime, as ndërpartiake e as ndërinstitucionale, të mos ketë tensione as qytetare e as politike që tërë procesi të kaloj i qetë dhe të jetë i respektuar nga të gjithë”.

    ”Kur një çështje ngitet në nivel të tillë publik dhe politik, unë si president i vendit ndjej obligim që të informohem por edhe instancat shtetërore të vendit e kanë obligim që të më informojnë. Mendoj se edhe Kurtit ky deklarim mund t’i kthehet bumerang në të ardhmen e afërt kur e vërteta të dalë në shesh, atij ose partisë së tij”, tha Thaçi.

    Thaçi beson se hetimi se kush qëndron prapa komunikatës së Gardës Vullnetare Shqiptare tashmë ka filluar, por ai e akuzoi Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje se qëndrojnë prapa kësaj komunikate.

    ”Hetimi ka filluar por t’i lëmë organet përkatëse që të punojnë. Kurti e din që diçka e tillë nuk ekziston, një kërcënim i tillë nuk ka ekzistuar, ai e din kush e ka sajuar, cili ka qenë mesazhi i këtij improvizimi, prandaj është një lojë e ulët politike nga ana e tij dhe e njerëzve të tij përreth, sepse gjithçka buron nga selia e partisë së tij dhe nga njerëzit përreth tij”.

    ”Një dramë të tillë e ka sajuar personalisht ai për të krijuar një konfuzion, tension para vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe duke përmendur emra të gjykatësve, mendoj se është direkt një presion me pretendime kërcënimi ndaj tyre që të ju tregoj se ne e dimë kush po punon aty”.

    ”Kurti e din se unë e di, se ai qëndron me ekipin e tij pas gjithë kësaj drame”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.