×
  • Lajme
  • Lajme

    149 kosovarë kthehen sot nga Franca, Gjermania e Zvicra

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Sot në Kosovë pritet të arrijnë edhe 149 qytetarë nga Franca, Gjermania e Zvicra.

    Ambasada e Kosovës në Paris përmes një postimi në Facebook ka thënë se këta qytetarë do të udhëtojnë sot nga aeroporti i Basel-Mulhouse-Freiburg.

    “Sot nga EuroAeroporti (Basel-Mulhouse-Freiburg) udhëtuan për në Kosovë 149 qytetarë, prej të cilëve 110 ishin duke qëndruar në Francë, 36 në Gjermani dhe 3 në Zvicër”, thuhet në njoftim.

    Tutje amabasada e Kosovës në Francë ka thënë se riathdhesimii i këtyre qytetarëve është bërë në bashkëpunim me ambasadat në Francë, Gjermani e Zvicër si dhe me angazhim edhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

    “ Për realizimin e këtij riatdhesimi i falënderojmë të gjitha institucionet me të cilat kemi bashkëpunuar, përfshirë institucionet tona dhe ato franceze, e në veçanti kolegët tanë të shërbimit të jashtëm (në MPJ në Prishtinë, Ambasadën tonë në Gjermani si dhe atë në Zvicër), si dhe kompaninë e fluturimit. Natyrisht, një falënderim i posaçëm për anëtarët e ekipit të vet Ambasadës sonë të cilët kanë qenë të angazhuar për riatdhesim si dhe për të gjithë qytetarët tanë të cilët kanë pritur me padurim të kthehen në Kosovë dhe të cilëve iu dëshirojmë shëndet dhe çdo të mirë”, thuhet tutje.

    Ndërkaq sot është njoftuar edhe për 40 kosovarë të tjerë që do të kthehen nga Kroacia me autobus që më pas do të vendosen në karantinë në Qendrën e Studentëve.

    Edhe Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar se sot janë nisur 56 qytetarë të Kosovës të cilët kishin mbetur në Emirate pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend shkaku i pandemisë COVID-19.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.