×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    50 % e gjermanëve do të qëndrojnë në shtëpi këtë verë

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Gjysma e qytetarëve të Gjermanisë do të kalojnë pushimet e tyre në shtëpi këtë vit për shkak të krizës koronare dhe nuk planifikojnë udhëtime, sipas një sondazhi të opinionit publik të transmetuar nga shërbimi publik ARD të enjten.

    Sipas një studimi të Institutit Infratest Dimap për shërbimin publik të ARD-së, 50 për qind e të anketuarve thanë se nuk do të udhëtonin askund për pushime këtë vit.

    Tridhjetë e një për qind thanë se ata do të kalonin pushimet e tyre në Gjermani dhe vetëm 19 për qind planifikojnë të udhëtojnë në një vend evropian.

    Jashtë Evropës, vetëm 3 për qind e të anketuarve planifikojnë pushime.

    Vitin e kaluar, 15 për qind e gjermanëve i kaluan pushimet në një kontinent tjetër.

    Sipas anketës, 15 për qind e të anketuarve janë akoma të pasigurt se ku do të kalojnë pushimet e tyre këtë vit.

    ARD përfundon se hapja e planifikuar e kufijve ndër-evropianë dhe heqja e masave të tilla si karantina mund të rrisin numrin e atyre që ende vendosin të shkojnë në pushime, transmeton KosovaPress.

    Këtë javë, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas diskutoi mundësinë e krijimit të një kornize udhëtimi këtë verë me kolegët nga vendet fqinje dhe vendet që njihen si destinacione të njohura turistike për shtetasit gjermanë, përfshirë Kroacinë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.