×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas karantinës pritet të ndryshojë jeta studentore në konvikte, këto janë planet investive

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Gjatë kohës se pandemisë COVID-19, Qendra e Studentëve në Prishtinë, është shndërruar në karantinë për njerëzit që kanë ardhur në Kosovë që të izolohen për 14 ditë për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit.

    Shumë të izoluar në konvikte shfaqen pakënaqësinë për gjendjen dhe kushtet brenda, por për një kohë të shkurtër gjërat u rregulluan disi.

    Ndonëse Qendra e Studentëve vazhdon të jetë vend për të shërbyer në këtë kohë pandemie, drejtori i përgjithshëm i kësaj qendreje, Fatmir Sfishta i tha lajmi.net se kanë plane për përmirësim të kushteve brenda.

    E për ankesat e studentëve që gjësendet e tyre janë demoluar kur janë larguar nga dhoma, Sfishta tha se do të iniciojnë çdo rast në organet kompetente.

    Deri tani janë bërë 20 ankesa nga studentët se u janë humbur “gota, adapter i telefonit, duksa, bakall i çajit”. Por, për rastin që u bë lajm në media se një vajze i ishte prishur arka e kursimee, Sfishta tha se po e njëjta kishte deklaruar se nuk kishe para në të.

    Bashkëbisedimi i plotë me Fatmir Sfishtën:

    Lajmi.net: Pasi të përfundojë situata e pandemisë dhe të mbarojë karantinimi a do të ketë përmirësim të kushteve në Qendrën e Studenteve?

    Sfishta: Sa të kalojë kjo pandemi edhe të kthehemi në origjinalitet si Qendër e Studenteve në shërbim të studentëve. I kemi projektet që i kemi planifiku për këtë vit gjitha projektet po shpresojmë që do të realizohen. Ato janë projekte investuese që e rrisin cilësinë e shërbimeve në Qendrën e Studenteve si në objekte, si në menzë dhe gjitha hapësirat tjera. Në momentin që Qendra e Studenteve t’i kthehet normalitetit do të vazhdojmë me planet që do t’i realizojmë gjatë vitit.

    Lajmi.net: A ka ndiku karantina dhe paknaqësit nga të karantinuarit që të ndërmerrni hapa për përmirësim të kushteve në konvikteve?

    Sfishta: Gjendja e njerëzve që kanë ardh në konvikt ka qenë e ndryshme, kanë ardh prej standardeve të ndryshme andaj për ta nuk ka qenë ashtu siç kanë shpresu se mund të jetë izolimi. Ka pasur ankesa të ndryshme, nuk kanë qenë të mëdha kur na kemi marr edhe masa. Kemi pas dëme gjatë kësaj kohe edhe nga ata që kanë qenë të karantinuar, por së pari duhet t’i evitojmë ato dëme se ka pasi ka pasur persona me personalitete të ndryshme, me të kaluar të ndryshme. Pra, në momentin që karantina të pushojë se ekzistuarin i kthehemi vetvetes për t’i shërbyer studentëve dhe për t’i krijuar kushte më të mira dhe investime të tjera.

    Lajmi.net: Ka pasur ankesa të shumta nga studentët që ju kanë prekur gjerat personale dhe u janë demoluar. Sa ankesa kanë ardhur në drejtim tuajin dhe a do të iniciohen më tutje?

    Sfishta: Ka pasur raste, këto raste të ankesave kanë qenë në konviktet ku kanë shërbyer si karantinë. Cdo raste veç e veç, çdo deklaratë e studentit që ka deklaruar se i ka humbur do të merremi ne si Qendër e Studenteve dhe Policia e Kosovës, varësisht se çfarë kanë deklaruar ata që u është humb.

    Ne e kemi regjistrin e atyre personave që kanë qenë në ato dhoma dhe këto detaje ne i japim policisë për tu hetuar me tutje. Deri tani janë 20 deklarime ankesa nga studentët. Deri tani 1200 studentë kanë ardh dhe i kanë marr gjësendet, prej tyre 20 janë ankuar.

    Lajmi.net: Cilat janë gjësendet që po deklarohen nga studentët që i janë humbur?

    Sfishta: Ka raste nga me të ndryshme, ka gota, adapter i telefonit, duksa, bakall i qajit. Ndërsa vajza që është ankuar se i kanë prishur arkën e kursimeve para neve është deklaruar se nuk ka pasur para

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.